Jo se ai e ka problem t’i bëjë publike fotot intime, por skandalin e radhës nuk e kishte parashikuar.
Një tjetër foto nudo e tij u postua në Instagramin e ish-të dashurës Chantel Jeffries, duke çmendur kështu internetin.
Imazhi tregonte këngëtarin që shpaloste me krenari pjesët e tij intime dhe mbante mbishkrimin “Të dua Justin”.
Menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, Jeffries nxitoi për të sqaruar çështjen në “Twitter” dhe lajmëroi fansat që Instagrami i saj ishte hakuar dhe diçka e tillë nuk u postua nga ajo. Megjithatë duket se nuk ishte nevoja e kësaj deklarate, pasi shumë fansa të vëmendshëm komentuan se kjo foto ishte false.