Justin Bieber brenda pak muajsh pret që të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me Hailey Baldwin. Këto kohë këngëtari i njohur duket se është më i lumtur se kurrë më parë. Madje këtej e tutje ai do të ketë një arsye më shumë për të qenë akoma dhe më i lumtur.
Përpara pak orësh Bieber ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një fotografi të motrës së tij që ka ardhur në jetë ditën e sotme. “Njihuni me Bieberin më të ri, motra ime e vogël Bay Bieber”, – ka shkruar ai bashkangjitur fotografisë së vogëlushes. Kjo është motra më e vogël nga babai, duke qenë se prindërit e Justin janë ndarë kohë më parë.