Justin Bieber nuk heq dorë nga këngëtaret: Ja kujt i ka dërguar mesazh privat!

Showbiz

bieber m

Është thuajse e pamundur për Justin Bieber të qëndrojë larg thashethemeve mediatike. Këtë radhë bëhet fjalë për një mesazh që ai i ka dërguar këngëtares Billie Eilish.Ka qënë pikërisht këngëtarja ajo që ka folur për këtë në një intervistë për Entertainment Tonight, ku u shpreh se Justin Bieber i ka dërguar së fundmi një mesazh. Ajo nuk zbuloi se çfarë i shkroi këngëtari, por shtoi se bëhej fjalë për një screenshot të një mesazhi të Billie-t në 2014.

 785 0 5ca1c8774f53e
“U ndjeva keq dhe mirë në të njëjtën kohë. Ishte fantastike. Ai është i ëmbël dhe unë e vlerësoj shumë. Është përballur me shumë gjëra kohëve të fundit.”
Billie u shpreh se ka qenë një fanse e Justin-in që në moshën 12-vjeçare dhe kishte postera të tij në dhomë. Që prej debutimit të saj, këngëtarja ka shitur rreth 3 milionë albume vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 7.3 në të gjithë botën.Në fillim të marsit, Spotify e renditi Billie Eilish të dytën në listën e këngëtareve më të dëgjuara në botë, nga 1 janari 2019 deri më 1 mars, fill pas Ariana Grande-s në vendin e parë. Top5 u plotësua nga Lady Gaga, Halsey dhe Dua Lipa.