Justin Bieber në gjendje të rënduar: Lutuni për mua!

Showbiz

bieber
Më në fund Justin Bieber theu heshtjen përsa i përket gjendjes së tij mentale duke u kërkuar ndihmë miqve dhe fansave, një muaj pasi “E!News” deklaroi se artisti po përballej me depresionin.25- vjeçari postoi në Instagram një fotografi të 2016- s, ku i veshur me bluzën e reperit Tupac Shakur lutet përkrah Kanye West- it dhe menaxherit Scooter Braun.“Doja thjesht t’ju informoja mbi atë që po përjetoj me shpresën se dhe ju mund të më kuptoni dhe ta gjeni vetveten në këtë situatë që ndodhem. Kam luftuar shumë. Jam ndjerë i shkëputur dhe shumë i çuditshëm.. Por gjithmonë kam arritur të rikthehem. Po ju drejtohem ju dhe shpresoj që të luteni për mua. Lutjet tuaja do ndihmojnë shumë, faleminderit.” shkruajti Bieber duke shtuar se në këtë periudhë i është dashur të përballet me probleme.”

dasmajusin

Në shkurt, një burim për “E!News” deklaroi se Bieber gjendet në një periudhë shumë të vështirë, ndonëse ka gjithë ndihmën e nevojshme dhe përkrahjen maksimale nga njerëzit që do më shumë, përfshirë gruan Hailey Baldwin dhe pastorin e tij.Në një intervistë për Vogue po në shkurt, Bieber rrëfeu se e ëma kishte patur vazhdimisht probleme me depesionin përgjatë jetës e ndërsa i ati me vetëkontrollin dhe zemërimin.“Duket se të tilla probleme m’i kanë kaluar edhe mua, gjë që më zemëron.” u shpreh Bieber teksa tregoi kështu edhe për abuzimet me Xanax- in.