Justin Bieber i është shtuar listës së artistëve që kanë tentuar të bëhen pjesë e industrisë së modës. Këngëtari i njohur sapo ka lançuar linjën e tij të re të veshjeve dhe duket se është inspiruar shumë nga fushtata e Kanye West. Justin ka vendosur që linjën e veshjeve ta quajë ‘Drew House’, duke qenë se emri i tij i dytë është Drew.
Në faqen e markës nuk përmendet emri i ndonjë stilisti të njohur, por në të ka vetëm foto të modelëve të veshur me rroba ‘unisex’. Veshjet e Bieber kanë një ngjashmëri të madhe me ato të Kanye, sepse dizanjet e të dyjave nuk kanë një gjini të caktuar dhe mbizotëron ngjyra bezhë.Ende nuk dihet nëse Justin ka kopjuar linjën e veshjeve të Kanye, por nga ana tjetër është e sigurt se ai është shtyrë nga partnerja, Hailey Baldwin, për të krijuar një brand të tijin.