Justin Bieber merr vendimi drastik: Largohet zyrtarisht nga muzika!

Showbiz

justoncoachela
Kohët e fundit fansat e Justin Beiber dhe muzikës së tij kanë qenë të shqetësuar për këngëtarin, për shkak të problemeve të tij me depresionin dhe shëndetin mendor. Fillimisht ai postoi në Instagram një mesazh për të gjithë ndjekësit, ku tregonte se ishte duke luftuar për tu bërë më mirë dhe i kërkonte që të luteshin për të. Me pas zëra pranë familjes Bieber thanë se ai kishte shtyre dasmën që po planfikonte me partneren Hailey Baldwin, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.Ndërkohë ditën e djeshme me anë të një tjetër postimi në Instagram, Bieber ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e përkohshme nga muzika, duke thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të por familja dhe shëndeti janë në vend të parë.

justin 2

“Lexoj shumë mesazhe ku më thoni se doni një album të ri. Kam bërë ture gjatë gjithë adoleshencës time dhe në të 20-tat e hershme…Kam kuptuar, ashtu siç e keni vënë re dhe ju, se kam qenë i palumtur në koncertet e fundit dhe unë bashkë me ju nuk e meritojmë këtë. Ju paguani para që të vini të më shihni dhe të kaloni një kohë të mirë, duke bërë qejf dhe unë kam qenë i pamundur emocionalisht për t’jua plotësuar dëshirën.“Kam qenë duke kërkuar që të gjykohem për gabimet e mija siç të gjithë ne bëjmë…Tani jam shumë i fokusuar që të riparoj disa nga problemet e thella që kam, që shumë nga ne mund ti kenë, në mënyrë që të mos rrëzohem, që të mbaj një martesë të lumtur dhe të bëhem babai që dua. Muzika është shumë e rëndëishme për mua, por asgjë nuk krahasohet me familjen time dhe shëndetin.”