Justin Bieber ka vazhduar jetën, po me Selenën çfarë po ndodh?

Showbiz

jelena
Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood. Ata janë lidhur dhe ndarë disa herë për një periudhë nga viti 2010 deri në 2018. Por gjithçka midis tyre mori fund në muajin mars të këtij viti, pas Justin u fejua me Hailey Baldwin. Dhe tani raportohen se Selena nuk është më e fiksuar pas ish të dashurit të saj Bieber, që është martuar me modelen në shtator.

Selena Gomez Walmart Soundcheck Concert

“Selena nuk është më e fiksuar pas tij. Ajo ndihet sikur më në fund ka ecur përpara pas dhimbjes së kaloi,”-tha një burim. “Nuk i pëlqen të diskutojë mbi Justin apo bashkëshorten e tij të re.” Gjithashtu burimi theksoi se këngëtarja nuk dëshiron ta kthejë më kokën pas.“Ajo është e lumtur dhe po bëhet gati për tu lidhur përsëri,“-shtoi burimi. Selena doli nga një qendër rehabilitimi pak javë më parë, pasi u shtrua në shtator për shkak të problemeve të shëndetit mendor.