Pak ditë më parë, Justin Bieber befasoi me deklaratën ku shprehej se e donte akoma ish-partneren e tij, Selena Gomez. Këngëtari zgjodhi ta tregonte këtë gjë nëpërmjet një komenti ku I përgjigjej një prej fansave, i cili e akuzonte Bieber se ishte martuar me Hailey Baldëin për t’u rikthyer sërish me Selenën.
Pas kësaj, të gjithë ishin sy e veshë për të parë se si do reagonte Gomez. Mirëpo ajo zgjodhi mos të reagonte deri në momentin kur publikoi një foto të vitit të shkuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, bashkangjitur së cilës shkroi: “Kujtim”. Mediat e huaja e cilësuan si reagimin e parë të saj, pas deklaratës së Bieber, duke qenë se ajo nuk kishte publikuar asgjë që prej komentit të tij.