Këngëtari i njohur, Justin Bieber nuk është një emër i panjohur për tatuazhet pasi në trupin e tij gjenden dhjetëra të tillë.
Ama, tatuazhi i fundit i ka habitur të gjithë!
Me disa foto e video në Instagram, Justin ka treguar “prurjen” e re, e cila është një tatuazh që mbulon të gjithë zonën e barkut. Kjo ka habitur ndjekësit dhe fansat e këngëtarit, të cilët janë shprehur të surprizuar nga ky veprim i Bieber.
Tashmë, e gjitha zona nga shpatullat deri te pjesa e poshtme e barkut është e mbuluar nga tatuazh që i ngjan pikturave muralë që përfshijë një skelet, një shqiponjë edhe një kryq kokë-poshtë.
Tani Justin numëron mbi 60 tatuazhe në të gjithë trupin e tij.
Burimi: Blitz.al