“Rrethana të paparashikuara” – ka qenë ky shpjegimi për anullimin e koncerteve të Justin Bieber. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësit e këngëtarit.
“Justin i do fansat e tij dhe e urren faktin që do t’i zhgënjejë. Për ta ka një falenderim të madh që e kanë ndjekur në këtë ekperiencë 18-mujore të turit.”,- thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Bieber ka performuar deri tani në më shumë se 150 shfaqje që nga fillimi i turneut që kishte për qëllim promovimin e albumit të tij të vitit 2015 “Purpose”, e që nisi nga marsi i vitit 2016. Turneu i solli 93.2 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2017, dhe u shitën rreth 40.000 bileta për secilin koncert.