Julia Roberts nuk ka bërë asnjëherë botox dhe na tregon pse!

Showbiz

Julia Roberts nuk ka bërë asnjëherë botox dhe nuk ka ndërmend ta provojë, edhe pse mosha kalon, dhe në një vend si Hollivudi, trysnia është shumë e madhe për t`u dukur sa më mirë. Por Julia ka prioritete të tjera, nuk I druhet as plakjes, dhe as humbjes së roleve.

“Po plakem me dinjitet dhe qetësi. Nuk bëj lifting ose botoks dhe e di që sipas standardeve të Hollivudit po rrezikoj karrierën time. Nëse ata nuk duan të më japin një rol sepse dukem e vjetër, do të thotë që e prodhoj vetë projektin dhe zgjedh kë të dua. E rëndësishme është të mos e merrni shumë seriozisht këtë profesion.Njoh shumë nëna që përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit: këto janë probleme serioze, këto janë gratë që admiroj, të cilat janë të bukura dhe të mira edhe kur gjithçka është e vështirë.Sinqerisht, kam frikëra të tjera. Frikë për fëmijët e mi, se nuk mund t’i mbroj nga askush që dëshiron të përfitojë prej tyre. Për mua është më e rëndësishme të ndihem mirë dhe ta bëj familjen time të jetojë mirë. Jam me fat dhe vlerësoj gjithçka që kam. Falënderoj burrin tim dhe fëmijët e mi çdo ditë. Për këtë arsye, për mua momentet më të rëndësishme të ditës nuk janë kurrë ato që kaloj në xhirime, por ato në të cilat ha mëngjes me ta sepse flasim për gjithçka. Është një moment magjik”, ka thënë ajo. Edhe më herët, Julia ka thënë se “ është fatkeqësi që jetojmë në një shoqëri kaq të përfshirë nga paniku, ku gratë nuk i japin vetes shansin që të shohin sesi do të duken më të moshuara”. Megjithate, disa thone se Julia ndonjë ndërhyrje e ka bërë si për shembull në hundë!