Dita e sotme është e veçantë për familjen Jul Dedës, pasi përkon me ditëlindjen e bashkëshortes së tij. Me këtë rast aktori i humorit ka zgjedhur disa fjalë të veçanta për ta uruar femrën e jetës së tij. “Ti më jep siguri. Ti je gjysma jonë më e mirë. Ti je, thjesht ti. Gëzuar ditëlindjen zemër. U bëfsh 100 vjeç”, ka shkruar Juli, krahas një fotoje me bashkëshorten.