Jeta prej beqari e Harry Styles duket se nuk zgjati shumë. Styles është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për pëlqimet e tij ndaj modeleve. Sipas burimeve të “Daily Mail” Harry ka nisur një romancë të re me një modele japoneze.
Ajo quhet Kiko Mizuhara dhe jeton në Tokio. Dyshimet për romancën e tij të re u shtuan akoma dhe më shumë me udhëtimet që Harry ka bërë drejt Japonisë. Ende nuk dihet asgjë konkrete për mardhënien e tyre pasi mesa duket dyshja ka vendosur ta mbajë private.