Nuk janë vetëm të bukura dhe të talentuara por edhe nëna shumë të mira. Më poshtë, ju prezantojmë me disa nga aktoret më të njohura turke dhe fëmijët e tyre.
Meryem Uzerli u bë nënë në moshën 32 vjeçare. Vajza e saj quhet Lara.
Tuba Buyukustun solli në jetë dy vajza binjake kur ishte 29 vjeç. Ato quhen Maya dhe Toprak.
Ceyda Duvenci solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 34 vjeçare ndërsa kur ishte 40 vjeç u bë nënë për herë të dytë. Fëmijet e saj quhen Melisa Nur Akgün dhe Okan Ali Şakrak. Ata vijnë nga dy martesa të ndryshme të aktores.
Kur ishte 25 vjeç, Zerrin Tekindor solli në jetë djalin e saj, Hira Tekindor, i cili sot është një regjisor i njohur në Turqi.
Pelih Karahan u bë nënë për herë të parë kur ishte 30 vjeç.
Tuba Unsal u bë nënë kur ishte 31 vjeç. Ajo solli në jetë vajzën e saj Sare Pilevneli. Më pas, në vitin 2014, Tuba u bë me djalë, i cili quhet Civan Mert Cabas.