Emri i Jordyn Woods ka qenë ndër më të lakuarit pas skandalit të tradhtisë në familjen Kardashian. Ditën e djeshme 21-vjeçarja ka publikuar një foto të cilën nuk ka vonuar ta fshijë nga ‘Instagram-i’ i saj, por ka ngjallur shumë diskutime.
Woods publikoi një foto ku tregonte thonjtë e lyer dhe bashkangjitur shkruante: “Vajzat bëjnë të pamundurën për t’u mburrur me thonjtë e tyre”. Ky shkrim i Jordyn është marrë si një ‘diss’ ndaj ish-shoqes së saj të ngushtë, Kylie Jenner, pasi ajo publikon herë pas here foto të duarve të saj të kuruara.Kujtojmë se miqësia e vajzave u prish në momentin që u zbulua se Jordyn dhe Tristan Thompson ishin puthur bashkë gjatë një mbrëmjeje në festë.