Jordyn Woods flet hapur për tradhëtinë, reagon Khloe Kardashian!

Showbiz

jordyn khloe
Ditën e sotme, të gjithë fansat janë lidhur pas televizorit për të dëgjuar historinë e Jordyn Woods për tradhtinë e saj me Tristan Thompson. Ajo ishte e ftuar në emisionin e Jada Smith, ‘Red Table Talk’. “Nuk duhet të kisha qëndruar në mbrëmje. Duhet të isha larguar pas festës. Nuk ka pasur kurrë një kërcim në prehër nga ana ime, as nuk jemi puthur apo kam qëndruar në prehrin e tij. Nuk jemi larguar nga zona publike, nuk kemi shkuar në tualet apo në dhomë. Kemi qenë gjatë gjithë kohës aty ku na shihnin të gjithë. Nuk dua që asnjë të ndjej atë që unë po ndjej”, është shprehur Jordyn. Ajo ka vazhduar duke thënë se nuk ka pasur asgjë intime, thjesht një incident. Gjatë bisedës, Woods pranoi që ka qenë në ndikimin e alkoolit, por mohoi që të ketë ndodhur diçka midis saj dhe Tristan.

Jordyn Woods Also Hooked Up With Khloe Kardashians Ex James Harden 02

“Në dalje, ai më puthi, por asgjë pasionante. Thjesht një puthje. Nuk mendoj se ai është gabim, pasi unë e lejova veten të isha në një situatë të tillë dhe kur ka alkool në mes, njerëzit bëjnë veprime të pamenduara”, ka shtuar Jordyn. Sipas saj, ajo nuk është arsyeja e ndarjes së Khloe nga Tristan, pavarësisht se kjo situatë mund ta ketë bërë lidhjen e tyre më të vështirë. Megjithatë, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ nuk ka qenë aspak dakord me këtë koment dhe ka reaguar menjëherë në ‘Twitter’. “Pse po gënjën @jordynwoods? Nëse do të shpëtosh veten tënde duke folur publikisht, përpara se të më telefonosh mua dhe të më kërkosh falje mua fillimisht, të paktën tregohu e sinqertë për historinë tënde. Dhe po, ti je arsyeja pse familja ime u nda”, ka shkruar Khloe. Nuk ka pasur ende reagime nga pjesëtarët e tjerë të familjes, megjithatë jemi ende në pritje të komenteve të tyre.