Ndonëse kjo periudhë e ka gjetur shumë të ngarkuar këngëtaren, Jonida Maliqi, për shkak të përgatitjeve të shumta për në ‘Eurovision 2019’, kjo nuk e ka penguar aspak të kalojë kohën e duhur pranë vogëlushit të saj, të quajtur Dan.Ditën e djeshme Jonida ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku duket se është pranë djalit në momentet kur ai stërvitet në sportin e basketbollit dhe dallohet se vogëlushi është tepër i talentuar.
Edhe më parë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momentet më të ëmbla pranë Danit, duke theksuar se ai është prioriteti kryesor dhe dashuria më e madhe e këngëtares.Kujtojmë se Maliqi në periudhën e pritjes së ëmbël i dedikoi një këngë vogëlushit, të titulluar “Thesar pa emër”, e cila fliste e gjitha për emocionet e ralla që ndjen një femër kur pret të bëhet nënë për herë të parë.