Jonida Maliqi është shumë e dhënë pas tatuazheve dhe një pjesë të trupit të saj e ka mbushur me tattoo. Kur vjen vera, ajo duket kaq bukur pasi edhe tatuazhet janë pjesëza me kuptim të veçantë në jetën e saj.
Nuk e dimë nga i ka marrë idetë, por dje i biri i ka dhënë një të tillë për tatuazhin e radhës. Ai i kishte lënë të ëmës një mesazh të ëmbël të vizatuar në murin e shtëpisë, ndërsa Jonidës i pëlqeu jashtëzakonisht shumë ky gjest.
Madje, njërin prej vizatimeve të Danit ajo vendosi ta bëjë tatuazh. “Sapo më dhuroi tatuazhin e radhës!”- shkroi Jonida krahas postimit të saj.