Jonida Maliqi tregon çfarë do të bënte ndryshe në Eurovizion dhe këshillën që i dha Arilenës

Showbiz

Vitin e kaluar Jonida përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong Izrael. Performanca e saj ishte shumë dinjitoze, edhe pse siç është shprehur ajo, i ka munguar mbështetja. E ftuar në një program, ajo tregoi se barrierat që kaloi ishin shumë të mëdha. E pyetur se ç’do të bënte ndryshe, Jonida tha se do të merrte një person që të kujdesej për të dhe jo të bënte gjithçka vetë. Gjithashtu, ajo shtoi se nuk e kishte as regjisorin me vete që të koordinonte daljen e saj në skenë.

Jonida ka qenë ndër këngëtaret që ka mbështetur shumë edhe fitoren e Arilenës në festival e pjesëmarrjen në Eurosong.

“Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që interpreton vizualisht me një interpretim aspak të ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në showbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”, është shprehur ajo.

Ajo shtoi se i ka dhënë disa këshilla asaj për pjesëmarrjen në Eurovizion, nisur nga përvoja personale:

“Më raftë pika se është shumë e vogël, i kam thënë puno fort bëj maksimumin se nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe”.

“Ne nuk dimë të mbështesim njëri-tjetrin, dimë gjithmonë të hedhim baltë”, tha Jonida.