Jonida Maliqi njihet si ndër artistet më të guximshme, përsa i përket eksperimentimit në stil. Ajo është gjithmonë e para për të sjellë trendet e fundit dhe mund të themi me plot bindje se Jonidës çdo gjë i qëndron shumë bukur. Megjithatë ka një person që duket se nuk është plotësisht dakord me “çmenduritë” e këngëtares. Jonida ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku tregon se mund t’i presë flokët e shkurtra dhe të kthehet në bionde.
Por ky vendim nuk i pëlqen aspak mbesës së saj, e cila shfaqet e “shokuar” në video. “Ua flokët më keq se nëna, sa të jem unë këtu nuk të lejojë t’i bësh flokët kështu”, – thotë mbesa e Jonidës. “Do thonë në televizon Jonida Maliqi donte vetë t’i bënte flokët kështu apo ka ndonjë sëmundje”, – vijon mbesa e saj.