Jonida Maliqi është një këngëtare e afirmuar tashmë në tregun muzikor. Ajo numëron qindra pjesëmarrje në festivale e shumë çmime për këngët e saj. Përgjithësisht Jonida preferon të këndojë solo dhe të shijojë vetë të gjithë protagonizmin, por këtë herë erdhi me një duet shumë të ëmbël me të birin në rrjetet sociale.
Para disa ditësh, vogëlushi Dan ka mbushur plot 7-vjeç, këngëtarja ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke kënduar sëbashku me të birin e saj.
Të dy “mam e bir” kanë realizuar një video, duke kënduar sëbashku këngën “Merry Christmas”, në shenjë falenderimi për të gjitha urimet që kanë ardhur për ditëlindjen e Danit.
“Sot vendosa të bëj një duet me Danushin, duke ju falenderuar dhe përshëndetur të gjithëve për urimet e përzemërta që keni dërguar me një “Merry Christmas” dhe sigursht në sfond nuk mund të mungonte kënga “Ktheju Tokës” – shkruan Jonida në mbishkrimin e videos së postuar.
“Në videon e dytë diku jemi ftohur”- thotë këngëtarja, duke iu referuar momentit të lezetshëm kur në mes të këngës vogëlushi Dan ka teshtirë.