Lajmi i divorcit të Jonida Maliqit dhe Gent Prizrenit, bëri shumë bujë gjatë vitit të kaluar. Mirëpo, që atërherë, Jonida nuk ka folur rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, tashmë Jonida zbulon se faktikisht ajo është e divorcuar prej dy vitesh, por ne e kemi mësuar lajmin vetëm një vit më përpara.
“Ne vendosëm që nuk do të ishim më bahskë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vëshira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që ne të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme të cilën nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur kur mësuan lajmin. Unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për veten, për Danin, për të mirën e familjes dhe të mirën tonë si çift. Kishte arritur në një pikë që nuk mund të ishin të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do të na bënte mirë. Ashtu sikurse jemi sot, në paqe. Koha shëron gjithçka.”