Shqipëria do të jetë pjesë e finales së madhe të Eurovizion. Këngëtarja Jonida Maliqi ka shkëlqyer në performancën e saj mbrëmjen e djeshme në Tel Avin. Bashkë me vendin tonë, në natën finale kaluan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.
Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e saj të shkëlqyer.