Ajo është një ‘kameleon’ i vërtetë për sa i takon look-ut të saj. Jonida Maliqi ka eksperimentuar gjithnjë me pamjen e jashtme dhe për hir të së vërtetës, të gjitha ngjyrat i shkojnë shumë. Në fillim të vitit ajo hoqi dorë nga flokët e zeza për t’i kthyer në një çokollatë të bukur. Por duket se me ndryshimin e stinëve, vijnë edhe ndryshimet në flokët e saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ajo ka zbuluar se është kthyer në bionde ashtu si disa vite më parë.