Jonida Maliqi na tregon sesi të ‘rrezikojmë’ me ngjyrat e ndezura!

Showbiz

jonida syze
Jonida Maliqi është një nga bloggeret më të mira dhe me më shumë stil në Shqipëri. Kur vjen puna tek veshjet këngëtaren e shohim gjithmonë me kombinime interesante dhe plot shije. E pakursyer në ngjyra, Jonida është kthyer në frymëzim për të gjithë njerëzit që pëlqejnë veshjet e saj. Dhe për të gjithë ata të cilët kanë frikë të rrezikojnë në ngjyrat e ndezura, Jonida na tregon disa kombinime mjaft të thjeshta që do ju bëjnë të dukeni plot stil.

jonida maliqi

E verdha është një nga ngjyrat më të vështira për t’u kombinuar. Por në stinën e verës, teksa trupi juaj ka marrë ngjyrë çokollatë, ky kolor përshtatet shumë. Jonida ka veshur një fustan të verdhë të gjatë, të cilin e ka kombinuar me atlete jeshile dhe çantë rozë në pudër. Me modelin e flokëve më ‘in’ të momentit, këngëtarja duket në superformë.Një kombinim tjetër paksa i ndërlikuar është ai i ngjyrës së kuqe. Por teksa shohim fotot e bloggeres mësojmë disa mënyra të cilat me siguri kanë për t’ju pëlqyer.

jonida red

Jonida ka zgjedhur sërish një fustan të kuq të gjatë mjaft i lirshëm dhe e ka kombinuar me nuanca të ngjyrës bezhë. Së bashku me çantën me rrip të gjatë, kjo veshje është shumë e përshtatshme për stinën e verës.