Jonida Maliqi mbërrin në Izrael, ja si e pritën fansat!

Showbiz

konidaer
Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovizion’ këtë vit dhe deri tani, kënga e saj ‘Ktheju Tokës’ renditet ndër këngët më të pëlqyera të festivalit. Ajo ka fituar shumë fansa me zërin e saj nga çdo vend i botës, të cilët e kanë mbështetur shumë që në fillim.

Screenshot 20190409 151351 Instagram

Ditën e sotme, Jonida ka zbuluar në ‘Instagram’ surprizën që fansat e saj në Izrael kanë organizuar për të. Një grup i vogël, adoleshentë dhe të rritur, kanë qëndruar në aeroport derisa Jonida ka arritur, për të bërë disa foto dhe për ta njohur këngëtaren shqiptare nga afër, duke e mirëpritur kështu me shumë dashuri.

Screenshot 20190409 151356 Instagram

Mesa duket, ky xhest e ka emocionuar shumë këngëtaren, pasi mbi një foto me një nga fansat e saj ka shkruar: “Kjo është e mrekullueshme”. Kujtojmë se kënga do të këndohet në gjuhën shqipe dhe pavarësisht kësaj, ajo është pritur shumë mirë nga publiku.

Screenshot 20190409 151400 Instagram