Jonida Maliqi kërkon ndihmë financiare për një prezantim dinjitoz në Eurovision

Showbiz

jonidadhebiriu.jpg

Të jesh pjesë e Eurovizionit është patjetër një nga kënaqësitë më të mëdha të çdo këngëtari. Këtë herë përfaqësuesja jonë do të jetë Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”.
Që videoklipi të jetë i denjë për këngën duke qenë se fondet nuk ishin të mjaftueshme ajo ka vendosur që të kërkojë ndihmë financiare për krijim e videoklipin.

E ftuar në “City Radio Network”, këngëtarja fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, deklaroi për herë të parë publikisht sfidën e bujshme që ka vendosur të marrë përsipër!

“Kur mendon se duhet të përfaqësosh vendin tënd dhe unë do të mundohem maksimalisht që ta përfaqësoj denjësisht atë, na duhen dhe suporte të rëndësishme, pikërisht nga njerëzit tanë. Kështu që unë, përpos gjithë angazhimit që ka marrë RTSH, marr përsipër të iki t’i takoj personalisht si një ambasadore e Shqipërisë, si një artiste, si një qytetare. Kërkoj suportin e të gjithëve atyre që e mbështesin këtë gjë”, shprehet Jonida.
Edicioni i sivjetshëm i Eurovision do të zhvillohet në Tel Aviv (Izrael) në muajin maj të këtij viti.

jonidaaaaaaaaaaaaa.jpg