Jonida Maliqi gjen mënyrën më të mirë për të fituar energji, përpara Eurovision!

Showbiz

Ashtu siç është bërë e ditur dhe më parë, Jonida Maliqi ndodhet aktualisht në Izrael pasi në datë 16 maj do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e ‘Eurovision’ me këngën fituese të festivalit të ‘RTSH’, ‘Ktheju tokës’.Përveç udhëtimeve të shumta për promovimin e këngës, por dhe takimet e ndryshme në Jerusalem, duket se së fundmi Maliqi ka gjetur kohën të pushojë dhe të shijojë disa rreze dielli.

Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket se ndodhet pranë detit dhe krahas saj ka shkruar: “Lëre detin të të çlirojë”. Menjëherë pas këtij postimi në llogarinë e këngëtares kanë mbërritur komente të ndryshme edhe nga adhuruesit izraelitë tashmë.Kujtojmë se kënga e Maliqit është renditur si një nga më të votuarat në sondazhe të ndryshme në rrjet dhe është klasifikuar ndër më të pëlqyerat deri më tani.