Në shtëpinë e Jonida Maliqit festat janë më të bukura, sepse u shtohet edhe ajo e ditëlindjes së Danit. Ai sot mbush 8 vjeç dhe mami Jonida ka zgjedhur fjalët më të bukura që do të përshkruanin lidhjen mes një nëne dhe djalit të saj.
Ajo ka zgjedhur një foto kur ishte me pushime, Dan ishte ende në barkun e saj dhe mezi po priste ta shihte. Tani kanë kaluar 8 vite, ata janë shokë me njëri-tjetrin, vishen matchy-matchy dhe shkojnë me pushime bashkë.
“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesine kur te kisha pjese te trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e te preka për te parën herë. Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment te ditë. Zoti qofte perhere pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”, ishte urimi special i mami Jonidës për të birin.