Jonida Maliqi e vendosi: Ky është stilisti që do e veshë në Eurovizion!

Showbiz

jonida ml
Këtë vit, Jonida Maliqi do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën fituese ‘Ktheju Tokës’. Kënga do të këndohet në gjuhën shqipe, gjë që është pritur shumë mirë nga i gjithë publiku shqiptar dhe jo vetëm. Jonida ka zbuluar prej kohësh që përgatitjet për në festival kanë filluar, por nuk kishte dhënë asnjë informacion në lidhje me zgjedhjen e veshjes në mbrëmjen e madhe.

1 44

Jonida ka treguar se për veshjen e saj do të kujdeset stilisti i njohur shqiptar, Ardi Asllani. Ardi Asllani është kostumografi dhe stilisti i preferuar i shumë yjeve shqiptarë dhe me siguri që do të realizojë një punë të shkëlqyer me Jonidën. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunon, pasi bashkë kanë realizuar shumë projekte të suksesshme edhe më parë.