Jonida Maliqi është ndër ato personazhe e cila nuk e mendon dy herë ndryshimin në ‘look’. E kemi para thuajse me çdo ngjyrë të mundshme flokësh dhe tani ka nisur eksperimentet me prerjen e tyre. Prej disa kohësh ajo ju ka qëndruar besnike flokëve “Bob hairstyle”dhe tani ka bërë ndryshimin e madh.
Në një video të publikuar pak më parë në ‘Instastory’ ajo shfaqet me flokë të shkurtër deri tek veshi dhe me baluke. Me ndryshimin e stinës këngëtarja ka vendosur t’i përshtatet trendit më të fundit të flokëve, të cilin e kanë këshilluar të gjithë stilistët në mbarë botën.