Jonida dhe Romeo bëjnë publikisht dedikime romantike ndaj njëri -tjetrit

Showbiz

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer të momentit. Që kur pranuan lidhjen publikisht, ata nuk i kanë ndalur fotot e videot e veçanta krah njëri-tjetrit.

Mbrëmjen e kaluar, Romeo ka ndarë disa foto krah Jonidës ku shfaqen në çaste mjaft romantike dhe i ka dedikuar disa fjalë nga zemra. “Ti qesh, unë qesh..kështu funksionon”, shkruan ai. Edhe këngëtarja nuk ka rezistuar dot pa i kthyer një përgjigje po kaq romantike. “Ne qeshim e qajmë bashkë o zemër”, shkruan Jonida.