Johnny Depp në një lidhje romantike me modelen ruse 33 vjet më të re/ Kush është dashuria e re e aktorit?

Showbiz

Aktori amerikan Johnny Depp, prestigji i të cilit u trondit për shkak të çështjes lidhur e me shpifjet që ngriti kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, hapi një faqe krejt të re në jetën e tij private. Së fundmi po flitet se aktori ka rigjetur dashurinë në krahët e Yulia Vlasova, një modele ruse 33 vjet më e re se ai.

Daily Mail raportoi se ylli Hollivudian  61-vjeçar është i dashuruar me modelen ruse. Vlasova është pronare e një salloni bukurie u takua me aktorin e njohur për herë të parë në Festivalin e 55-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në Pragë Modelja është 28-vjeçe ka një karrierë në fushën e bukurisë dhe estetikës.Persona të afërt me Depp konfirmuan seraporti I tyre nuk është ende i zyrtarizuar  edhe pse takohen me njëri-tjetrin prej dy vitesh.

Ata u takuan në vitin 2021, u panë për herë të fundit së bashku duke lënë heliportin e Londrës vetëm pak ditë më parë. Rapoortohet gjithashtu dyshja është parë më herët, në korrik 2022 në koncertin e Jeff Beck pasi Depp fitoi çështjen gjyqësore mes tij dhe Heard.