Johny Depp, duket të jetë i përzgjedhuri për një xhirim ‘provë’ në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pas një fletë-thirrjeje të marrë nga produksioni.
Mësohet se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, do të jetë “A Day At The Sea” dhe “Johnny do të rikthehet si kapiteni ‘Jack Sparrow’. “Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin,të gjitha detajet e tjera po mbahen të fshehta për momentin.
Aktori 59 vjeçar, bëri debutimin e tij në rolin e kapitenit Sparrow në “The Curse Of The Black Pearl” në vitin 2003. Pesë filmat e parë fituan mbi 3.4 miliardë funte në mbarë botën dhe u raportua se Depp kishte fituar nga ta mbi 200 milionë funte.