Aktori i njohur, Johnny Deep, është parë kohët e fundit krah një kërcimtareje ruse në Moskë, e cila quhet Polina Glen. 55-vjeçari dhe 22-vjeçarja janë njohur vitin e kaluar në një klub në Los Angeles. Ajo çfarë e ka bërë të veçantë takimin e tyre ka qenë fakti se Glen nuk e njihte Deep se kush ishte.
Një burim pranë çiftit ka treguar se tashmë ata jetojnë bashkë në shtëpinë e aktorit në ‘Hollywood’ dhe se shumë shpejt do të martohen.Kujtojmë se pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2016, Johny nuk krijoi më asnjë lidhje, të paktën jo publike. Marrëdhënia e nisur me Polina Glen ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave të huaja dhe fansave të aktorit.