John Newman dhe Calvin Harris kanë ndarë një të qeshur së bashku në klipin e këngës së tyre të fundit “Ole”! Këngëtari 26 vjeçar i diagonstifikuar me tumor dhe DJ i njohur 32-vjeçar janë të shoqëruar nga një grup vajzash të mrekullueshme në një jaht, në klipin e realizuar nga Emil Nava dhe xhiruar në Los Cabos, Meksikë. Kënga, e cila është produksion dhe e shkruar nga vetë Calvin, është vendosur të jetë kënga kryesore e albumit te tretë të John, i cili do te dalë këtë vit. Dëgjuesit kanë spekuluar në lidhje me tekstin, duke thënë se është një reagim ndaj ndarjes së Harris me Taylor Swift.