Amarda Toska ka udhëtuar së fundmi drejt Budapestit dhe shoqërues ka pasur të birin, Joelin. Bukuroshja e ekranit ka publikuar disa foto nga vendet më të bukura të qytet dhe në disa prej tyre shfaqet edhe djali i saj, i cili duket se ka kaluar ditët më të bukura në shoqërinë e nënës, madje ka prekur nga afër edhe ëndrrën më të madhe që ka.Ka qenë Amarda ajo që ka zbuluar detajin e ëmbël me anë të një fotoje ku Joeli shfaqet në kabinën e pilotimit të një avioni.
“Ëndrra në sirtar”,-shkruan bukuroshja e ekranit, krahas fotos ku shfaqet djali i saj teksa vështron me emocion gjithçka brenda kabinës.Siç duket dëshirat e Joelit janë shumë larg nga rruga që kanë zgjedhur prindërit e tij. Nuk bëhet fjalë as për artin as për botën e biznesit, por pilotimi. Në një të ardhme mbase djalin e Ermalit dhe Amardës do e shohim tek piloton avionët më të mirë.