Aktori i famshëm turk, Bugra Gulsoy,i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së dielës duke u kurorëzuar në martesë me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Nilufer Gurbuz. Mirëpo, kjo nuk është e vetmja gjë e bukur që ka ndodhur në jetën e çiftit.Pas ceremonisë martesore, dy të rinjtë vendosën të bëjnë disa ditë pushimi, të konsideruara edhe si muaj mjalti.
Tashmë mësohet se Nilufer faktikisht është 3 muajshe shtatzënë. Ajo e ka mbajtur të fshehur këtë fakt dhe mund të themi se askush në dasmë nuk dyshoi për diçka të tillë. Sipas mediave turke, nuk dihet ende gjinia e fëmijës, por tashmë të gjithë e dijnë se çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.