Jo vetëm tradhëti! J.Lo na tha arsyet e prishjes së fejesës me Alex…

Showbiz

Edhe pse ka 1 muaj që flitet për ndarjen e tyre, më në fund të dy e konfirmuan nëpërmjet një njoftimi për “Today”.

Arsyet ato nuk i kanë thënë por sipas burimeve të mediave mund të ishte për një tradhëti të mundshme nga ana e Alex dhe mungesë besimi. Jennifer nuk ka thënë asnjë gjë rreth kësaj por duket se fansat e saj janë shumë të vëmëndshem dhe kanë parë që ajo ka pëlqyer disa komente në rrjetet sociale.

Këto komente janë:

“Mos e bëj atë të mendojë se të intereson, kur në fakt s’të ka interesuar kurrë”

“Mos i lejoni t’ju manipulojnë. Sa herë ju kanë thënë ‘të dua’ dhe vazhdojnë t’ju trajtojnë keq?”

Sipas syve të vëmëndshëm të fansave nuk qënkan vetëm fjalët për tradhëti por lidhja e tyre ka patur dhe gjëra të tjera të cilat mesa duket nuk kuptoheshin aspak nga personat e jashtëm…