Jo vetëm të rriturit, edhe fëmijët e klanit Kardashian kanë probleme…

Showbiz

kardashian kids
Ylli i reality show-t ‘Keeping up with Kardashians’ ka pranuar publikisht për herë të parë, atë që shumë nga mediat e huaja kanë aluduar. Marrëdhëniet mes fëmijëve të saj nuk janë aspak mirë. Bëhet fjalë për vajzën e madhe North dhe djalin Saint.  “Vajza është shumë xheloze. Ajo nuk i ka folur fare të vëllait për një kohë shumë të gjatë. Kjo gjë po na shqetësonte shumë. Çdo moment kishte zënka dhe nuk mund të dilnim më në publik kështu së bashku”, ka treguar Kim.

kim fmije
Ndërsa pas ardhjes në jetë të vajzës tjetër gjërat duket se kanë ndryshuar, tregon Kim. “Saint është shumë i dhënë pas saj, por edhe North po tregohet si një vajzë e rritur dhe kjo po na pëlqen shumë. Më në fund ata po i zgjidhin problemet mes tyre”, -përfundon fjalën ajo.