Padyshim një nga këngët që keni dëgjuar më shumë verën që lamë pas ka qenë remake i këngës “Ajshe”. E prodhuar nga labeli Undified.ent, “Te Molla” u luajt pafundësisht në çdo club, lokal buzë detit apo makinë në rrugë, për arsyen e vetme sepse ishte realizimi modern perfekt i një kënge ikonë. Por edhe pse pati një fillim “të vështirë” me viewsat në youtube, duket se tani kënga po merr shikimet që meriton, pasi numëron plot 5.3 milionë të tilla. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për blerjet dhe shkarkimet në apple music e platformat e tjera sepse që në fillim shifrat ishin solide. “Te Molla” është dëgjuar aq shumë në vendet europiane, sidomos në Rusi, sa për pak ditë do të shkojë Platinium atje.
Edhe pse ka një videoklip të realizuar shumë mirë, shifrat thonë se dëgjuesit ndërkombëtarë kanë preferuar ta dëgjojnë këngën në platformat online. Për ju që nuk e dini, një këngë merr statusin “Platinium” kur arrin numrin e 1 milionë shitjeve në të gjitha platformat ku dëgjohet muzikë. Këtë e ka konfirmuar dhe Dionis Shehi, CEO i labelit Undefined.Ent. Për Blitz.al, ai konfirmon se kënga është një sukses i vërtetë në tregun rus, ku vetëm atje po arrin 1 milionë kopjet e nevojshme të shitura për marrjen e statusit. Por jo vetëm kaq, ai rrëfen ekskluzvisht se para pak ditësh ka mbyllur një kontratë me labelat e njohur ndërkommbëtarë “Warner” dhe “Spinnin Records”(e keni parasysh ata që nxorrën Martin Garrix).