Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare dhe më në zë të momentin, Rita Ora dhe Bebe Rexha këtë here do vijnë ndryshe. Bebe dhe Rita ditën e dielë do të jenë në rolin e dy prezantueseve në një nga eventet më të mëdha të muzikës botërore, “Video Music Awards 2018”. Të dyja vazjate do të jenë në drejtimin e koncertit “VMA Kickoff” në New York.
Këtë informacion na e ka dhënë vetë Rita Ora (emri i të cilës ishte konfrimuar më parë si prezantuese e këtij eventi) me nje postim në rrjetin e saj “Instagram” ku shkruan: “New York!! Zemra ime, Bebe dhe unë do të drejtojmë koncertin e “VMA Kickoff” këtë të diele. Do të jetë një natë e egër dhe po përgatisim surpriza për ju.” – është shprehur ajo.