Ariana Grande sapo bëri gjestin përfundimtar të dashurisë për Pete Davidson dhe marrëdhënien e tyre të dashurisë. Fansat e Ariana-s kanë vënë re kohët e fundit se këngëtarja 25-vjeçare ka një tatuazh të ri në këmbë, numrin 8418 – numri i simbolit të babait të të fejuarit të saj, zjarrfikësit të Nju Jorkut Scott Davidson, i cili vdiq më 11 shtator 2001 prej sulmeve terroriste.
Pete ka prej vitesh të njëjtin numër të tatuazhuar në krahun e majtë. Më herët, Ariana Grande ka bërë 3 tatuazhe që kishin lidhje me të fejuarin e saj, vetëm 1 muaj pasi u njohën bashkë.