Oriola Marashi është kthyer në fenomenin e Instagramit të kësaj periudhe. E komentuar thuajse çdo ditë në media, Oriola tashmë di shumë mirë se si të tërheqë vëmendjen e publikut dhe portaleve. Megjithatë, një person tjetër që nuk e kërkon këtë vëmendje, është bërë padashje pjesë e saj. Xhoi Jakaj, mamaja e Oriolës, ka postuar një fotot të vajzës së saj në Instagram. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të fillonin të thumbonin me komente.
“Po ti nxirr një nga ato foto që ka Oriola në Instagram-in e vet, me rroba, pa rroba, se ai është marketingu që ajo synon,” ka shkruajtur komentuesja. Por përgjigjia e mamasë së Oriolës, është përgjigjia më perfekte që dikush mund të jepte.
“Ajo i ka të gjitha. Modelon. Pikturon. Këndon dhe ka zërin më të bukur e të madh që mund të ekzistoj. DO flasim kur të dali në skenë. Sa për ato fotot shumë mirë bën dhe ti mos u merakos fare, por ndiq mësimet apo rrugës që të pëlqen ty në jetë pa u marrë me të tjerët… Ori e ka plot sukses rrugën e saj… Të uroj gjithë të mirat pa të gjykuar çfarë shkruan,” ia ka kthyer Xhoi komentueses.