Jo vetëm në një lidhje të re, Johnny Depp shumë shpejt mund të martohet sërish!

Showbiz

johnny
Johnny Depp mesa duket është në një lidhje me një balerinë nga Rusia, me të cilën shumë shpejt mund të shkojë drejt altarit.Burime pranë aktorit të njohur thonë se ai e takoi të dashurën e tij në një festë në Los Angeles në 2018-ën dhe kanë më shumë se 1 vit që dalin me njëri-tjetrin. Polina, e cila është në të 20-tat, është fotografuar para pak kohësh së bashku me Johnny-n teksa qëndronin në një hotel në Beograd.Por kjo nuk është hera e parë që ata shiheshin në publik së bashku, pasi në 2018-ën, balerina është parë me Depp në një koncert që banda e tij e rrokut mbajti në Moskë.Historia e tyre duket se ka nisur mjaft çuditshëm, sepse thuhet se Polina nuk e dinte kush ishte Johnny kur janë takuar në fillim, por gjithsesi mes tyre pati menjëherë një shkëndijë.

johnnybalerina

“Ajo është me të vërtetë e dashur dhe interesohet shumë për të. Është dhe mjaft e talentuar. Sigurisht Johnny e ndihmon por ajo punon shumë për vete. Tani ata jetojnë bashkë dhe ajo shkon çdo ditë në studion e saj të kërcimit, për të shkuar sërish në shtëpinë e tij. Ata janë munduar ta mbajnë të fshehtë të gjithë lidhjen”– shprehet burimi pranë çiftit.E siç shkruan “DailyMail”, ata janë shumë të dashuruar dhe nuk është çudi që të martohen së shpejti. Gjithçka mund të ndodhë pasi aktori të shkojë në Rusi dhe të takojë prindërit e partneres. Për më tepër, nëse shohim profilin në Instagram të balerinës, ajo ka foto nga e gjithë Europa, në kohën kur Johnny ishte në tur me bandën e tij në të njejtat vende.Por ndërkohë që protagonist i “Piratëve të Karaibeve” është duke jetuar kohë të bukura me të dashurën e re, ai ndodhet në gjyq dhe me ish-bashkëshorten Amber Heard. Përfaqqësuesit ligjor të Depp e kanë akuzuar aktoren për prishje të imazhit, nisur nga akuzat e saj në drejtim të tij për ushtrim dhune gjatë kohës që ishin të martuar dhe kërkojnë 50 milionë dollarë dëmshpërblim.

polina