Janë tejet interesante për publikun lidhjet e dashurisë mes vipave shqiptarë. Kësaj radhe në fakt do të mësoni një lidhje mes këngëtarit Gent Fatali dhe motrës së Loredanës. E komplikuar? Pra Mozzik dhe Gent Fatali janë baxhanakë. Rozafa, motra e këngëtares Loredana duket të jetë në një lidhje me Gentin.
Ata janë munduar ta mbajnë të fshehtë këtë lidhje, mirëpo nga komentet e shumta në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, ka qenë e “pamundur” të mos dyshohet për një lidhje mes tyre.Gjithsesi, një foto nga Gent Fatali ku shfaqet me Rozafën edhe pse ajo e ka mbuluar fytyrën, i ka shuar dyshimet e lidhjes. Rozafa po ta shikoni nga fotot që publikon në Instagram duket se ka krijuar një profil bloggereje dhe ka një ngjashmëri të madhe me Loredanën.