Jo vetëm kolegeve, tashmë Tayna i bën ‘Diss’ dhe shtetit me reagimin e ashpër!

Showbiz

tayna ligj
Reperja e njohur Tayna është irrituar shumë së fundmi. Reagimin e saj si shpeshherë e ka publikuar në profilin personal në ‘Instagram’. Siç edhe u kuptua, krejt papritur reperja e hiteve ‘Columbiana’ dhe ‘Fake’, e ka parë veten në lajmet e ditës në një prej televizioneve kosovare. Shteti mesa duket ka marrë një iniciativë për të ndaluar këngët që promovojnë lëndët narkotike. Pikërisht në një nga pjesët e kronikës së realizuar shfaqet një nga klipet e Taynës.

Screenshot 46 4

“Në një shtet ku vet nuk munden të ndalin përdorimin e narkotikëve ose shumë gjërave të tjera nuk ma merr mendja që ne si artistë kemi shumë peshë të madhe në veprimet e njerëzve. Në vetëm këndojmë dhe mundohemi të argëtojmë popullatën. Unë për vete nuk përdor asgjë nga këto, madje as duhanin që ju shumica e përdorni e që po ashtu është shumë i dëmshëm. Kush do ta përdorë, ne nuk e ndalim. Kush nuk do ne nuk mundemi ta detyrojmë. Tek e fundit nuk e kemi rolin e prindërve për të edukuar askënd. Ky është vetëm një zhaner i muzikës që ka tema të tilla e që dëgjohet vetëm prej atyre që e pëlqejnë. Ju jeni rritur me muzikën ‘rock’ që po ashtu ka pasur tema të tilla. Nuk duhet të merret personale asgjë që thuhet në tekste të këngëve. Asnjëherë të rinjve nuk ju rekomandoj të përdorin lëndë të tilla. E fëmijët tuaj janë në dorën tuaj çfarë i lejoni e çfarë s’i lejoni të dëgjojnë, të shohin ose si i edukoni. Besoj që kemi probleme më të mëdha në shtet”,-shkruan reperja.

Screenshot 44 3