Pasi Chris Evans dhe Lana Del Rey reaguan publikisht kundra për qëndrimet e reperit Kanye West ndaj presidentit Trump, kësaj rradhe është pikërisht bashkëshortja e tij që ka dhënë mendimin e saj në lidhje me këtë temë. Me anë të një postimi në Twitter ajo ka shkruar “Shumica e njerëzve, përfshirë dhe mua, kanë mendime dhe opinione të ndryshme në lidhje me këtë temë, por ky është mendimi i tij. Unë besoj në të drejtën e të pasurit secili mendimin e tij. Ai nuk tha asnjëherë që mbështet politika e Trump.”
Gjithsesi burime pranë familjes Kardashian kanë thënë për revistën People se “Gjithë kjo situatë e krijuar nga Kanye është turpëruese për Kim dhe familjen e saj por ajo nuk ka për ta pranuar asnjëherë këtë publikisht”. Si një bashkëshorte e mirë ajo ka vendosur ta mbrojë reperin para publikut për opinionin e tij, por mesa duket e vërteta është komplet ndryshe. Kështu jo vetëm fansat dhe kolegët artistë të West por edhe njerëzit afër tij, mendojnë se nuk duhet të paktën ta bëjë publike mbështetjen e tij për Trump.