Jo vetëm Kim Kardashian, reperi i kundërvihet edhe Kylie-t!

Showbiz

kim kylie khloe
Para disa ditësh, dikush nxorri një video të këngës së re të reperit The Game. Në këngë kishte shumë ofendime ndaj Kim Kardashian, pasi dihet se reperi dhe Kim kanë qenë bashkë për një periudhë kohe. Vargjet e këngës nuk janë pritur mirë nga përdoruesit e ‘Twitter’ dhe kanë reaguar menjëherë duke e kritikuar reperin.

220px TheGameApr2011

Megjithatë, The Game nuk ka ndërmend të ndalojë me kaq. Në të njëjtën këngë, ai ka përmendur dhe emrin e Kylie Jenner, ku thotë: “Motra e saj fitoi një bilion me make-up/ unë dikur i përgatisja “Frosted Flakes” kur zgjohej nga gjumi”.Edhe pse kënga është publikuar në rrjetet sociale, nuk ka pasur reagime të tjera nga ndjekësit apo dhe nga vetë motrat.