Jo vetëm Khloe-n, por edhe Kylien duket se e ka tradhëtuar partneri!

Showbiz

kylie khloe
Pasditën e djeshme në media qarkulloi një foto e cila u përhap me shumë shpejtësi ku dukej një djalë i cili ngjante me reperin e njohur Travis Scott të paktën nga modeli i flokëve dhe po puthej me një vajzë të panjohur. Kaq ka mjaftuar që me qindra komente negative të vijnë në drejtim të reperit ku shkruanin se nuk i ka qëndruar besnik marrëdhënies me Kylien nga e cila ka në edhe një vajzë dhe e ka tradhëtuar atë.

kylie 1

Por Travis ka hedhur poshtë akuzat, dhe në një postim në rrjetet sociale shprehet se: “Mediat duan të krijojnë lajme të pavërteta për të shkatërruar dashurinë e vërtetë. Unë nuk rri në ballkone me askënd. Provoni sërish. Unë dhe partnerja ime jemi të fortë. Kam dashuri vetëm për gruan time. Nuk kam kohë për të humbur. Mendoni sërish. Tani le t’i kthehemi festës.”

travis 1